Vendoseni raftin e furrës mbi tavën e thellë
të pjekjes. Vendoseni raftin e furrës mbi
tavën e thellë të pjekjes në shinat
teleskopike. Vendosni vrimat në anët mbi
kunjat mbajtëse tek shinat teleskopike.
Sonda e mishit
Sonda e mishit mat temperaturën në
qendër të mishit. Kur mishi arrin
temperaturën e duhur furra fiket
automatikisht.
E rëndësishme Përdorni vetëm sondën që
ju ka ardhur me pajisjen, ose pjesë këmbimi
origjinale.
Paralajmërim Tregoni kujdes kur hiqni
majën dhe spinën e sondës së mishit.
Ka rrezik djegieje.
1. Ndizni pajisjen.
1
2
2. Vendosni majën e sondës së mishit në
qendër të mishit.
3. Futeni sondën e mishit në folenë në
murin anësor të furrës.
4.
Përdorni
ose në më pak se 5
sekonda për të caktuar temperaturën
në brendësi të mishit.
Ekrani kalon në temperaturën e
brendshme aktuale.
Temperatura e brendshme do të fillojë
të shfaqet duke filluar nga 30°C.
5. Vendosni funksionin e furrës dhe nëse
është e nevojshme temperaturën e
furrës.
Pajisja llogarit vazhdimisht kohën e
përafërt të përfundimit për
temperaturën e cilësuar të brendshme
të mishit. Ekrani tregon vazhdimisht
kohën e re të përllogaritur të
përfundimit.
Pajisja llogarit me afërsi kohën e
mbetur. Koha e përfundimit është e
ndryshme për sasi të ndryshme
ushqimi, temperaturat e vendosura të
furrës (minimumi 120°C) dhe
modalitetet. Pajisja e llogarit kohën e
përfundimit në afërsisht 30 minuta.
Sonda e mishit duhet të qëndrojë
brenda tek mishi dhe e lidhur tek foleja
gjatë kohës së gatimit. Kur pajisja
llogarit kohën e përafërt të gatimit,
ekrani tregon një katror që pulson.
6. Kur mishi arrin temperaturën e caktuar
të brendshme, bie një sinjal akustik dhe
pajisja fiket automatikisht.
Shtypni një buton çfarëdo për të
ndërprerë sinjalin.
7. Nxirreni spinën e sondës së mishit nga
priza dhe nxirreni mishin nga furra.
Paralajmërim Sonda e mishit është e
nxehtë! Ka rrezik djegieje! Tregoni
kujdes kur hiqni majën dhe spinën e
sondës së mishit.
8. Fikni pajisjen.
Ndërrimi i temperaturës së brendshme të
mishit
1.
Përdorni
vazhdimisht derisa
funksioni i sondës së mishit të pulsojë
dhe ekrani të tregojë temperaturën e
caktuar të brendshme.
2.
Përdorni
ose për të ndryshuar
temperaturën e brendshme.
8 electrolux
Comments to this Manuals