Electrolux EKI6451AOX User Manual Page 39

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 40
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 38
14.4 Furra - Kursimi i energjisë
Pajisja ka disa karakteristika që ju
ndihmojnë të kurseni energji gjatë gatimit
të përditshëm.
Të dhëna të përgjithshme
Sigurohuni që dera e furrës të jetë
e mbyllur mirë gjatë funksionimit
të pajisjes dhe mbajeni atë të
mbyllur sa më gjatë të mundeni
gjatë gatimit.
Për të përmirësuar kursimin e
energjisë, përdorni enë metalike.
Kur është e mundur, futeni
ushqimin në furrë pa e nxehur
atë.
Kur gatimi zgjat më shumë se 30
minuta, reduktoni temperaturën e
furrës në minimum, 3-10 minuta
përpara përfundimit të kohës së
gatimit, në varësi të kohëzgjatjes
së gatimit. Nxehtësia e mbetur
brenda furrës do të vazhdojë të
gatuajë.
Përdoreni nxehtësinë e mbetur
për të ngrohur ushqimet e tjera.
Gatimi me ventilator - kur është e
mundur, përdorni funksionet e gatimit
me ventilator për të kursyer energji.
Mbajeni ushqimin të ngrohtë - nëse
dëshironi që nxehtësinë e mbetur ta
përdorni për të mbajtur gatimin të
ngrohtë, zgjidhni cilësimin e
temperaturës më të ulët të
mundshme.
15. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin .
Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e
riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen
e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe
në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve
elektrike dhe elektronike. Mos hidhni
pajisjet e shënuara me simbolin e
mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin
në pikën lokale të riciklimit ose
kontaktoni me zyrën komunale.
*
SHQIP 39
Page view 38
1 2 ... 34 35 36 37 38 39 40

Comments to this Manuals

No comments