Electrolux ENA34935X User Manual Page 18

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 68
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 17
redukton jetëgjatësinë e ruajtjes së
ushqimit;
akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë
pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes,
mund të shkaktojnë djegie të lëkurës nga
ngrirja;
është e këshillueshme të shënoni në çdo
pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes,
për të pasur parasysh kohën e ruajtjes.
KËSHILLA PËR DEPOZITIMIN E
USHQIMEVE TË NGRIRA
Për të arritur një rendiment sa më të lartë
nga kjo pajisje, duhet:
të siguroheni që ushqimet e ngrira që
keni blerë të jenë ruajtur siç duhet nga
shitësi;
të siguroheni që ushqimet e ngrira të
transportohen nga dyqani në ngrirës
brenda një kohe sa më të shkurtër;
të mos e hapni shpesh derën e frigoriferit
ose mos e lini atë hapur më shumë se
ç’duhet;
pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt
dhe nuk mund të ngrihet sërish;
mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të
përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
KUJDESI DHE PASTRIMI
Kujdes Shkëputeni nga korrenti
pajisjen përpara se të kryeni çdo
veprim mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në
njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye,
mirëmbajtja dhe ringarkimi duhet të
kryhen vetëm nga teknikë të autorizuar.
SHKRIRJA E FRIGORIFERIT
Bryma eliminohet automatikisht nga
avulluesi i dhomëzës së ftohësit sa herë që
kompresori ndalon, gjatë përdorimit normal.
Uji i shkrirjes kullon nëpërmjet një zgavre në
një mbajtëse të posaçme që ndodhet në
pjesën e pasme të pajisjes, mbi
kompresorin e motorit, ku dhe avullon.
Është e rëndësishme të pastroni
periodikisht vrimën kulluese të ujit të
shkrirjes, që ndodhet në mes të kanalit të
dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar që
uji të rrjedhë jashtë e të pikojë mbi ujë.
Përdorni pastruesin e posaçëm që ju është
dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në vrimën
e kullimit.
SHKRIRJA E NGRIRËSIT
Gjithashtu, dhomëza e ngrirjes në këtë
model është e llojit "pa ngricë". Kjo do të
thotë se gjatë procesit të punës nuk krijohet
ngricë, as në muret e brendshëm as mbi
ushqime.
Moskrijimi i ngricës vjen si rezultat i
qarkullimit të vazhdueshëm të ajrit të ftohtë
brenda dhomëzës, që vihet në punë nga
një ventilator automatik.
SI TË VEPROJMË NËSE…
Kujdes Përpara se të kryeni veprime
për mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë
nga priza
Vetëm elektricistët e kualifikuar ose
personat kompetentë duhet të merren
me rregullimet apo defektet që nuk
janë në këtë manual.
E rëndësishme Gjatë përdorimit normal
dëgjohen disa tinguj (nga kompresori,
qarkullimi i lëndës ftohëse).
18 electrolux
Page view 17
1 2 ... 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 ... 67 68

Comments to this Manuals

No comments