
14 www.electrolux.com
6. Hiqni dy këmbët e rregullueshme dhe
hiqni kllapën e poshtme të menteshës
duke zhvidhosur bulonat.
7. Zhvidhoseni dhe hiqeni kunjin e
menteshës së poshtme, kalojeni
sipër menteshën dhe rivendoseni.
Vendoseni sërish menteshën brenda
kunjit të menteshës së poshtme.
Vendosini sërish dy këmbët e
rregullueshme. Kalojeni derën e
poshtme në pozicionin e duhur.
Sigurojeni nivelin e derës, vendoseni
kunjin e menteshës së poshtme në
vrimën e poshtme të derës, më pas
shtrëngoni bulonat.
8. Ktheni drejtimin e menteshës së mesit
në 180 gradë, më pas transferojeni në
pozicionin e majtë. Vendoseni kunjin
e menteshës së mesit në vrimën e
sipërme të derës së poshtme, më
pas shtrëngoni bulonat. Kalojeni
derën e sipërme në pozicionin e
duhur. Sigurojeni nivelin e derës,
vendoseni kunjin e menteshës së
mesit në vrimën e poshtme të derës
së sipërme.
9. Vendosni në vend kapakun duke
vendosur boshtin e menteshës
së sipërme në vrimën e derës së
sipërme, duke e siguruar me 4 vidat.
Vendosni në vend vidat e kapakut.
Comments to this Manuals