Electrolux EOB8851AAX Recipe Book Page 19

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 18
bëhet si shurup. Kthejini kekët e ngrohtë
mbi një pjatë ëmbëlsirash, zbukurojeni
me shurup dhe krem.
7.4 Kek me qershi
Përbërësit:
500 g bukë
750 ml qumësht
1 pisk kripë
80 g sheqer
4 vezë
2 kavanoza me vishnje
50 g gjalpë
Tjetër:
Tavë për pjekje, e lyer me yndyrë
Metoda:
Prijeni bukën në feta. Përzieni së bashku
qumështin, kripën, sheqerin dhe vezët
dhe derdhini mbi bukë, përziejini dhe
lëreni ta thithë masën. Kullojini vishnjat
dhe shtojini në përzierje. Hidheni
përzierjen në tavën e lyer me yndyrë.
Prijeni gjalpin në shtresa dhe vendosini
mbi puding.
Koha në pajisje: 45 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Shtoni 400 ml ujë në sirtarin e ujit
7.5 Dupling me kumbulla (6
copë)
Për brumin (përbërësit duhet të kenë
temperaturën e ambientit):
125 ml qumësht
20 g sheqer
1 paketë e vogël me maja të thatë (8
g maja të thatë ose 42 g maja të
njomë)
300 g miell
30 g sheqer
30 g gjalpë
1 të verdhë veze
1 vezë të plotë
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8
g)
pak lëkurë limoni e grirë
reçel kumbulle
Pas gatimit:
50 g gjalpë
50 g fara lulëkuqeje të bluara
sheqer pluhur
Tjetër:
tavë e lyer me yndyrë
Metoda:
Hidhni qumështin dhe sheqerin në një
tenxhere dhe ngroheni lehtë mbi vatrën e
gatimit. Shtoni maja birre të thatë dhe
trazojeni. Pas kësaj lëreni për rreth 30
minuta. Miellin, sheqerin, gjalpin, të
verdhën e vezës, vezën, vaniljen pluhur
dhe pak lëkurë të grirë limoni hidhini në
një tas përzierjeje. Shtoni qumështin dhe
majanë dhe punoni brumin. Mbulojeni
brumin me një leckë dhe lëreni të vijë për
45 minuta të tjera. Në fund, me anë të
një luge ndajeni brumin në topa të vegjël
(rreth 80 g), hapini me dorë dhe
mbushini me nga 1 lugë kafeje me reçel
kumbulle. Tërhiqini cepat e brumit dhe
mbështilleni reçelin me brumë, dhe më
pas jepini formën e topit. Vendosini topat
me brumë në një tavë të lyer me yndyrë,
mbulojeni dhe lërini të vijë për 45 minuta
të tjera dhe më pas futeni në pajisje.
Koha në pajisje: 35 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Shtoni 500 ml ujë në sirtarin e ujit
8. PICA/PITE/BUKË
8.1 Pica
Përbërësit për brumin:
14 g maja birre
200 ml ujë
300 g miell
3 g kripë
1 lugë gjelle vaj
Përbërësit për pjesën e sipërme:
1/2 kuti e vogël konserve domatesh,
të grira (200 g)
200 g djathë, i grirë
100 g sallam
100 g proshutë e butë
150 g kërpudha (konservash)
150g djathë i butë
rigon
Tjetër:
Tavë për pjekje, e lyer me yndyrë
Metoda:
SHQIP 19
Page view 18
1 2 ... 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments