Electrolux EOK96030X User Manual Page 33

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 48
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 32
Kohëzgjatja Sasia e ujit në
sirtarin e ujit
55 minuta 200ml
SIMITE, SECILA 40g (bukë për festa 40g)
Përbërësit:
500g miell i llojit 405
20g maja birre e njomë ose 1 paketë maja
birre e thatë
300ml ujë
10g kripë
Përgatitja:
Hidhni miellin dhe kripën në një tas të madh.
Majanë e birrës treteni në ujë dhe hidheni te
mielli. Të gjithë përbërësit përziejini në një
masë brumi.
Lëreni brumin që të vijë.
Ndajeni brumin në copa, bëni format e
simiteve dhe vendosini në tavën e pjekjes të
lyer nga poshtë me yndyrë ose në një tavë
pastiçerie (pjesë shtesë e veçantë). Simitet
lërini rreth 25 minuta që të vijnë përsëri.
Para pjekjes pritini simitet nga lart në formë
kryqi. Nëse dëshironi shtrojini nga lart me
kumel, qimnon ose fara susami.
Përcaktimi Niveli i vendosjes
P 5 SIMITE, SECILA
nga 40g
3
Kohëzgjatja Sasia e ujit në
sirtarin e ujit
15 minuta 200ml
FILETË PESHKU (700g)
Përbërësit:
700g filetë salmoni ose trofte, i prerë
100g djathë Emmentaler, i grirë
200ml ajkë
50g galetë e bluar
Kripë, piper, lëng limoni
Majdanoz, i prerë
40g gjalpë për lyerjen e formës
Përgatitja:
Lyejeni filetën e peshkut me lëngun e limonit
dhe lëreni pak sa ta thithë lëngun. Pastaj
thitheni lëngun e tepërt me një letër kuzhine.
Në fund, lyejini filetat e peshkut nga të dyja
anët me kripë dhe piper. Pas kësaj, vendosini
në një tavë që është zjarrduruese dhe të lyer
me yndyrë.
Përzieni së bashku ajkën, djathin e grirë,
galetën e bluar dhe majdanozin e prerë dhe
shpërndajeni masën mbi filetën e peshkut.
Përcaktimi Niveli i vendosjes
P 6 FILETË
PESHKU
2
Kohëzgjatja Sasia e ujit në
sirtarin e ujit
25 minuta 250ml
TROFTË 250-300g
Përbërësit:
4 peshq troftë nga 250-300g
Lëng limoni, piper, kripë
Përgatitja:
Lajini mirë troftat nga brenda dhe jashtë,
lyejini me lëng limoni, me kripë dhe erëza dhe
vendosini në 2 forma me këmbje prej çeliku
të pandryshkshëm, në tavë me vrima.
Shërbejini me bajame të pjekura.
Trofta e përgatitur me avull:
Përpara se troftat të vendosen në forma me
këmbje me çelik të pandryshkshëm në tavën
me vrima, hidhni mbi to ujë të nxehtë me
uthull.
Përcaktimi Niveli i vendosjes
P 7 TROFTË
250-300g
2
Kohëzgjatja Sasia e ujit në
sirtarin e ujit
30 minuta 400ml
PICA (4 copë të rrumbullakëta Ø 28 cm)
Përgatitja:
me salcë domateje
Përbërësit e brumit:
500g miell i llojit 405
250ml ujë
20g maja birre
•1 vezë
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji kripë
Përgatitja e brumit:
Treteni majanë e birrës në ujë dhe përziejeni
me pjesën tjetër të përbërësve për të
përgatitur një masë brumi. Lëreni brumin të
mbuluar për 30 minuta dhe gjatë kësaj kohe
mund ta rrihni deri në 3 herë.
Përbërësit e salcës së domates:
2 racione domate të qëruara dhe të grira
(800g)
100g qepë, e prerë hollë
2 thelpinj hudhër, të grirë hollë
Kripë, piper, rigon ose erëza për pica
electrolux 33
Page view 32
1 2 ... 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 ... 47 48

Comments to this Manuals

No comments