Electrolux EON3430AOX User Manual Page 11

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 52
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 10
°C
2.
Vendoseni raftin me rrjetë mbi shinat
teleskopike e më pas shtyjini ato me
kujdes brenda pajisjes.
Sigurohuni që shinat teleskopike t'i
fusni brenda plotësisht në pajisje
përpara se të mbyllni derën e furrës.
Ruajini udhëzimet për shinat
teleskopike për përdorim në të
ardhmen.
Me shinat teleskopike mund t'i fusni e
nxirrni raftet më lehtë.
KUJDES
Mos i pastroni shinat teleskopike
në enëlarëse. Mos i lubrifikoni
shinat teleskopike.
8. FUNKSIONET SHTESË
8.1 Ventilatori ftohës
Kur pajisja është në punë, ventilatori
ftohës aktivizohet automatikisht për t’i
mbajtur sipërfaqet e pajisjes të ftohta.
Nëse çaktivizoni pajisjen, ventilatori i
ftohjes mund të vazhdojë të punojë derisa
të ftohet temperatura në pajisje.
8.2 Termostati i sigurisë
Përdorimi i pasaktë i pajisjes ose pjesët
me defekt mund të shkaktojnë mbinxehje
të rrezikshme. Për ta parandaluar këtë,
furra ka një termostat sigurie që ndërpret
furnizimin me energji. Furra ndizet
aktivizohet përsëri automatikisht kur bie
temperatura.
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
Pajisja ka pesë nivele raftesh.
Numërojini nivelet e pajisjes duke filluar
nga poshtë.
Pajisja ka një sistem të veçantë që
qarkullon ajrin dhe riciklon vazhdimisht
avullin. Me këtë sistem bëhet i mundur
gatimi në një ambient me avull dhe i
mban gatesat të buta brenda dhe të
pjekura mirë nga jashtë. Ai ul kohën e
gatimit dhe konsumin e energjisë në
minimum.
Në pajisje ose në panelet e dyerve prej
xhami mund të kondensohet lagështi.
Kjo është normale. Qëndroni gjithmonë
pak larg pajisjes kur hapni derën e
pajisjes ndërsa është në punë. Për të
ulur kondensimin, përdoreni pajisjen
bosh për 10 minuta para gatimit.
Fshini lagështinë e formuar pas çdo
përdorimi të pajisjes.
SHQIP 11
Page view 10
1 2 ... 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 ... 51 52

Comments to this Manuals

No comments