Electrolux ERN29801 User Manual Page 7

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 76
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 6
Megjithatë, duhet të zgjidhet përzgjedhja e
saktë duke pasur parasysh se
temperatura brenda pajisjes varet nga:
temperatura e dhomës
shpeshtësia e hapjes së derës
sasia e ushqimit që ruhet në të
vendndodhja e pajisjes.
2.8 Funksioni Shopping
Nëse ju duhet të fusni në të një sasi të
madhe ushqimi të ngrohtë, për shembull
pasi sapo të keni bërë blerjet e
ushqimeve, ju sugjerojmë të aktivizoni
funksionin Shopping për të ftohur më
shpejt produktet dhe për të shmangur
ngrohjen e ushqimeve të tjera që janë
tashmë në frigorifer.
Funksioni Shopping është aktivizuar duke
shtypur butonin e Funksionit (disa herë
nëse është nevoja) derisa të shfaqet ikona
përkatëse
.
Funksioni Shopping fiket automatikisht
pas afro 6 orësh.
Gjatë funksionit Shopping aktivizohet
automatikisht edhe ventilatori brenda
dhomëzës së frigoriferit.
Ventilatori brenda dhomëzës së
frigoriferit aktivizohet automatikisht
edhe kur temperatura e ambientit
është e lartë (mbi 38°C), edhe
nëse funksioni Shopping nuk
është i aktivizuar.
ShoppingËshtë e mundur ta çaktivizoni
funksionin në çdo kohë duke shtypur
butonin e funksionit (shihni kapitullin
"Menuja e funksioneve").
2.9 Funksioni Action Freeze
Për të ngrirë ushqime të freskëta, do t'ju
duhet të aktivizoni funksionin Action
Freeze. Shtypni butonin e Funksionit (disa
herë nëse është nevoja) derisa të shfaqet
ikona përkatëse.
Ky funksion ndalon automatikisht pas 52
orësh.
Është e mundur ta çaktivizoni funksionin
në çdo kohë duke shtypur butonin e
Funksionit (shihni kapitullin "Menuja e
Funksioneve").
2.10 Alarm i temperaturës
shumë të lartë
Rritja e temperaturës në dhomëzën e
ngrirësit (për shembull për shkak të një
defekti elektrik) tregohet nëpërmjet:
temperaturës që pulson;
dhomëzës ngrirëse që pulson (Treguesi
i dhomëzës ngrirëse);
dritës së kuqe të ekranit;
tringëllimit të ziles;
simbolit të alarmit.
Kur rivendosen kushtet normale:
sinjali akustik fiket;
vlera e temperaturës vazhdon të
pulsojë;
drita e ekranit qëndron e kuqe.
Kur shtypni butonin e Funksionit / çelësin
e Alarmit për të çaktivizuar alarmin,
temperatura më e lartë e arritur në dhomë
shfaqet në tregues
për disa sekonda.
Në këtë moment, pulsimi ndalon dhe drita
e ekranit ndryshon nga e kuqe në të
bardhë.
Gjatë fazës së alarmit, zilja mund të fiket
duke shtypur butonin e Funksionit /
çelësin e Alarmit.
Drita e ekranit mbetet e kuqe derisa të
rivendosen kushtet normale të ruajtjes në
pajisje.
3. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
3.1 Përpara përdorimit të parë
Përpara së të përdorni pajisjen për herë të
parë, pastroni pjesën e saj të brendshme
dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë
të vakët dhe pak sapun natyral për të
hequr erën tipike të një produkti të ri, e
më pas thajeni tërësisht.
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund
të dëmtojnë pjesët e lëmuara.
SHQIP 7
Page view 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 75 76

Comments to this Manuals

No comments