Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
PËRMBAJTJA
Të dhëna për sigurinë 2
Paneli I kontrollit 4
Përdorimi i parë 5
Përdorimi I përditshëm 5
Kujdesi dhe pastrimi 7
Si të veprojmë nëse… 8
Të dhëna teknike 10
Instalimi 10
Probleme që lidhen me mjedisin 12
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
TË DHËNA PËR SIGURINË
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një
përdorim të saktë, përpara se të instaloni
dhe të përdorni për herë të parë pajisjen,
lexoni me kujdes këtë manual të
përdoruesit, duke përfshirë këshillat dhe
paralajmërimet. Për të shmangur gabime
dhe aksidente të panevojshme, është e
rëndësishme që të gjithë personat që do të
përdorin këtë pajisje, të njohin mirë
mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e
sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe
sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në
rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në
mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë
jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar
për përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj
saj.
Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini
masat paraprake të udhëzimeve të
përdorimit, pasi prodhuesi nuk mban
përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga
pakujdesia.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
• Kjo pajisje nuk është përshtatur për
përdorim nga personat (përfshirë fëmijët)
me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore apo
mendore, ose me mungesë përvoje dhe
njohurish, për sa kohë nuk janë të
mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të
përdorin pajisjen nga një njeri përgjegjës
për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit
larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
• Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën
nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më
pranë pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni
derën për të parandaluar fëmijët që luajnë
të pësojnë ndonjë goditje elektrike apo të
mbyllen vetë brenda.
• Nëse kjo pajisje që përmban brava
magnetike të derës do të vendoset në
vend të një pajisjeje të vjetër me bravë në
trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi
kapak, sigurohuni që ta shkatërroni atë
bravë përpara se të hidhni pajisjen e
vjetër. Kjo do të parandalojë që pajisja të
kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.
Siguria e përgjithshme
Kujdes Mos i bllokoni zgavrat e
ventilimit.
• Kjo pajisje është planifikuar që të
përdoret vetëm për ruajtjen e verës.
• Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo
mjete artificiale për të përshpejtuar
shkrirjen e akullit.
• Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si
makinë akulloresh) brenda pajisjeve
ftohëse, për sa kohë që nuk janë
përshtatur për këtë nga prodhuesi.
• Mos e dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse.
• Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që
ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes,
është një gaz natyror me një nivel të lartë
pajtueshmërie me ambientin, por që
është gjithsesi i ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të
pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e
qarkut ftohtës të mos dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
– shmangni flakët e hapura dhe burimet
ndezëse
2 electrolux
Comments to this Manuals