Problemi Zgjidhja e mundshme
Pajisja nuk e shkarkon
ujin.
• Sigurohuni që tubi lidhës i lavamanit të mos jetë i
bllokuar.
• Sigurohuni që zorra e shkarkimit të mos jetë e
përdredhur ose e përthyer.
• Sigurohuni që lidhja e zorrës së shkarkimit të jetë e
saktë.
• Vendosni opsionin e shkarkimit nëse vendosni
programin pa fazën e shkarkimit.
• Vendosni opsionin e shkarkimit nëse vendosni një
opsion që përfundon me ujë në kazan.
• Sigurohuni që filtri i shkarkimit të mos jetë i bllokuar.
Nëse është e nevojshme, pastrojeni filtrin. Referojuni
kapitullit "Kujdesi dhe pastrimi".
• Nëse problemi vazhdon, lidhuni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
Faza e centrifugimit nuk
funksionon ose cikli i
larjes zgjat më shumë
sesa zakonisht.
• Vendosni opsionin e centrifugimit.
• Vendosni opsionin e shkarkimit nëse vendosni një
opsion që përfundon me ujë në kazan.
• Sigurohuni që filtri i shkarkimit të mos jetë i bllokuar.
Nëse është e nevojshme, pastrojeni filtrin. Referojuni
kapitullit "Kujdesi dhe pastrimi".
• Rregulloni me dorë artikujt brenda kazanit dhe niseni
sërish fazën e centrifugimit. Ky problem mund të
shkaktohet nga probleme ekuilibri.
Ka rrjedhur ujë në
dysheme.
• Sigurohuni që bashkueset e zorrëve të ujit të jenë
shtrënguar fort dhe që nuk ka rrjedhje uji.
• Sigurohuni që tubi i hyrjes së ujit dhe tubi i shkarkimit të
mos kenë dëmtime.
• Sigurohuni që të përdorni detergjentin e duhur dhe
sasinë e duhur të tij.
Dera e pajisjes nuk
mund të hapet.
• Sigurohuni që programi i larjes ka përfunduar.
• Vendosni opsionin e shkarkimit ose të centrifugimit nëse
ka ende ujë në kazan.
• Kryeni procedurën e shkarkimit të emergjencës. Shihni
"Parandalimi i formimit të brymës" (në kapitullin "Kujdesi
dhe pastrimi").
Pajisja bën një zhurmë
të pazakontë.
• Sigurohuni që nivelimi i pajisjes është i saktë. Shihni
kapitullin "Udhëzime instalimi".
• Sigurohuni që të keni hequr paketimin dhe/ose bulonat
e transportit. Shihni kapitullin "Udhëzime instalimi".
• Shtoni më shumë rroba në kazan. Ngarkesa mund të
jetë tepër e vogël.
Cikli është më i shkurtër
sesa koha e afishuar.
• Pajisja llogarit një kohë të re sipas ngarkesës së
rrobave. Shihni kapitullin "Vlerat e konsumit".
Cikli është më i gjatë
sesa koha e afishuar.
• Ngarkesa e paekuilibruar e rrobave rrit kohëzgjatjen. Ky
është reagim normal i pajisjes.
SHQIP 23
Comments to this Manuals