1.
UDHËZIME PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të
pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e
ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës
nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë.
Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë me
pajisjen, për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe
personave me probleme
PARALAJMËRIM
Rrezik mbytjeje, lëndimi ose
gjymtimi të përhershëm.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë
të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona
me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh
ose mendore ose që nuk kanë
eksperiencë dhe njohuri, nëse këta
mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e pajisjes
nga një person që është përgjegjës për
sigurinë e tyre.
• Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e
ambalazhimit larg fëmijëve.
• Mbajini të gjitha detergjentet larg
fëmijëve.
• Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake
larg derës së pajisjes gjatë kohës që ajo
është e hapur.
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të
kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
1.2 Instalimi
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
• Sigurohuni që dyshemeja ku instaloni
pajisjen të jetë e sheshtë, e fortë, e
pastër e ta durojë nxehtësinë.
• Mos e montoni ose mos e përdorni
pajisjen në vende me temperaturë nën
5°C ose më të lartë se 35°C.
• Mos e instaloni pajisjen pas një dere që
kyçet, një dere rrëshqitëse apo një dere
me një menteshë në krahun e kundërt,
ku dera e pajisjes nuk mund të hapet
plotësisht.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie.
• Gjithmonë lëvizeni pajisjen vertikalisht.
• Sipërfaqja e pasme e pajisjes duhet të
vendoset kundrejt murit.
• Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkullojë ajër.
• Sigurohuni që tapeti të mos pengojë
vrimat e ajrosjes në bazën e pajisjes
(nëse ka).
• Ajri që del nuk duhet të shkarkohet në
një oxhak që përdoret për daljen e
tymrave nga pajisjet që djegin gaz ose
karburante të tjera.
• Nëse tharësja e rrobave montohet mbi
një lavatriçe, përdorni setin e varjes së
rrobave. Seti i varjes së rrobave, i
disponueshëm nga shitësi juaj i
autorizuar, mund të përdoret vetëm me
pajisjen e specifikuar në udhëzime, të
cilën e keni marrë me aksesorin.
Lexojeni me kujdes përpara instalimit
(Referojuni broshurës së instalimit).
• Sigurohuni që të keni një ajrim të mirë
në dhomën ku do të instaloni pajisjen,
për të shmangur rrjedhjen e gazrave
nëpër dhomë që lëshojnë pajisje të tjera
që funksionojnë me lëndë djegëse,
duke përfshirë zjarret e hapur.
• Pajisja mund të instalohet më vete ose
poshtë një plani kuzhine me hapësirën
e duhur (Referojuni broshurës së
instalimit).
• Pasi ta keni vendosur pajisjen në vendin
e saj të përhershëm të punës,
kontrolloni që të jetë tërësisht e niveluar
me ndihmën e një niveluesi. Nëse nuk
është në ekuilibër, rregulloni këmbëzat
derisa të nivelohet.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
SHQIP 3
Comments to this Manuals