Electrolux EW8H259ST User Manual Page 6

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 56
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 5
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatuese.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
Mos e prekni kabllon kryesore ose
spinën e rrymës me duar të lagura.
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, goditjeje
elektrike, zjarri, djegieje ose
dëmtimi të pajisjes.
Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak.
Mos thani artikuj të dëmtuar (të grisur,
të çarë) që përmbajnë material
mbushës.
Thani vetëm rroba që janë të
përshtatshme për tharje në tharëse.
Ndiqni udhëzimet në etiketën e
rrobave.
Nëse i keni larë rrobat tuaja me heqës
njollash, duhet të kryeni një cikël
shtesë shpëlarjeje përpara se të
ndizni tharësen e rrobave.
Mos pini ose mos përgatitni ushqime
me ujë të kondensuar/distiluar. Kjo
mund të shkaktojë probleme
shëndetësore te njerëzit dhe kafshët.
Mos u ulni dhe mos peshoni mbi
derën e hapur të pajisjes.
Mos thani në tharëse rroba të lagura
që pikojnë ujë.
2.4 Ndriçimi i brendshëm
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje.
Ka rrezatim të dukshëm LED, ndaj
mos i ngulni sytë te drita.
Drita LED i dedikohet ndriçimit të
kazanit. Kjo llambë nuk mund të
ripërdoret për qëllime të tjera ndriçimi.
Për të zëvendësuar dritën e
brendshme, lidhuni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
2.5 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose
dëmtim i pajisjes.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe
avull për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale të
ashpra pastruese, tretës ose objekte
metalike.
Për të mos dëmtuar sistemin e
ftohjes, tregoni kujdes kur pastroni
pajisjen.
2.6 Kompresori
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
Kompresori dhe sistemi i tij në
tharësen me rrotullim është i mbushur
me një lëndë të veçantë, e cila nuk
përmban hidrokarbure me fluor dhe
klorur. Sistemi duhet të qëndrojë
hermetik. Dëmtimi i sistemit mund të
shkaktojë rrjedhje.
2.7 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose
mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji dhe ai me ujë.
Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe
të kafshëve shtëpiake brenda kazanit.
Hidheni pajisjen në përputhje me
kërkesat lokale për hedhjen e
www.electrolux.com6
Page view 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ... 55 56

Comments to this Manuals

No comments