Electrolux EDC77570W User Manual Page 43

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 84
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 42
ju mundëson të shtyni fillimin e një programi
tharjeje nga një minimum prej 30 minutash deri
në një maksimum prej 20 orësh
1. zgjidhni programin e tharjes dhe përzgjedhjet
shtesë të tharjes
2. shtypni butonin Delay (vonesë në nisje)
vazhdimisht derisa në ekran të shfaqet
kohëzgjatja e dëshiruar e programit, p.sh.
H nëse programi duhet të fillojë pas
një kohe prej 12 orësh
3. për të aktivizuar shtyrjen e programit, shtypni
butonin Start/Pause (start/pause) - koha e
fillimit kalon në ekran
Mekanizmi i sigurisë së fëmijëve
Bllokimi për fëmijët mund të vendoset për të
parandaluar rrezikun e fillimit të programit
ose ndryshimin e një programi në proces
aksidentalisht. Funksioni i bllokimit për
fëmijët bllokon të gjithë butonat si dhe çelësin
e programit. Bllokimi për fëmijët mund të
aktivizohet apo çaktivizohet duke mbajtur
shtypur butonat Dryness (thatësia ) dhe
Time (koha ) njëkohësisht për 5 sekonda.
Simboli:
në ekran, do të thotë se bllokimi
i sigurisë për fëmijët është aktiv.
Për çdo ndryshim në parametrat e
tharjes duhet të çaktivizoni bllokimin e
sigurisë për fëmijët.
Bllokimi i sigurisë për fëmijët mund të
çaktivizohet në fazën e fundit të ciklit të
tharjes.
Fillimi i programit
Shtypni butonin Start/Pause (start/pause).
Programi ka filluar.
Ecuria e programit shfaqet nëpërmjet ecurisë
kohës së tharjes në ekranin LCD.
Ndryshimi i programit
Për të ndryshuar një program që është
përzgjedhur gabimisht pasi programi ka
filluar, rrotulloni fillimisht çelësin e programit
në pozicionin
off e më pas rifilloni
programin.
Programi nuk mund të ndryshohet më
direkt, pasi ka nisur procesin. Nëse,
pavarësisht kësaj, përpiqeni të
ndryshoni programin në çelësin
përzgjedhës, ikona e ecurisë së
programit dhe treguesi i mirëmbajtjes do
të pulsojnë. Nëse shtypni butonin e një
përzgjedhjeje (me përjashtim të butonit
Buzzer (alarm )),
do të shfaqet në
ekran. Gjithsesi, programi i tharjes nuk
ndikohet aspak nga kjo (mbrojtja e
teshave).
Cikli i tharjes i plotë / nxjerrja e teshave
Pasi cikli i tharjes ka përfunduar, në ekran
shfaqet
duke pulsuar " si dhe
llambushkat paralajmëruese.
filtri dhe
serbator i mbushur plot . Nëse keni shtypur
butonin Buzzer (alarm ) një sinjal akustik do
të tingëllojë me ndërprerje për afro një
minutë.
Ciklet e tharjes pasohen automatikisht
nga një fazë kundër zhubrosjes që zgjat
rreth 30 minuta. Kazani rrotullohet me
intervale gjatë kësaj faze. Kjo bën të
mundur që teshat të mos zhubrosen.
Teshat mund të nxirren nga pajisja në
çdo kohë gjatë fazës kundër zhubrosjes.
Teshat duhet të nxirren nga tharësja në
fund të fazës kundër zhubrosjes që të
parandalohet formimi i rrudhave
1. Hapni derën e pajisjes.
2. Përpara se të nxirrni teshat, hiqni pushin
nga mikro-filtri. Për këtë është mirë të
përdorni duart tuaja të njomura. (Shihni
kapitullin "Mirëmbajtja dhe pastrimi".)
3. Nxirrni teshat nga pajisja.
4. Rrotulloni çelësin e programeve në
pozicionin
off .
E rëndësishme Pas çdo cikli tharjeje:
- Pastroni mikro-filtrin dhe filtrin e hollë
- Kulloni ujin e kondensuar të mbledhur
në mbajtësen përkatëse
(Shihni kapitullin "Mirëmbajtja dhe
pastrimi".)
5. Mbylleni derën.
Varësja e tharjes
Mekanizëm i posaçëm për tharjen delikate
të leshtave dhe këpucëve sportive. I
pakrahasueshëm për tharjen e të leshtave të
njoma - eliminim i lëvizjes, mbrojtje nga hasra.
electrolux 43
Page view 42
1 2 ... 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 ... 83 84

Comments to this Manuals

No comments