Electrolux EOC3430COX User Manual Page 14

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 36
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 13
8.2 Treguesi i nxehtësisë së
mbetur
Ekrani shfaq treguesin e nxehtësisë së
mbetur
kur pajisja është e fikur dhe
temperatura brenda furrës është mbi 40
°C. Përdorni çelësin e temperaturës për të
parë temperaturën e furrës.
8.3 Ventilatori ftohës
Kur pajisja është në punë, ventilatori
ftohës aktivizohet automatikisht për t’i
mbajtur sipërfaqet e pajisjes të ftohta.
Nëse çaktivizoni pajisjen, ventilatori i
ftohjes mund të vazhdojë të punojë derisa
të ftohet pajisja.
8.4 Fikja automatike
Për arsye sigurie pajisja çaktivizohet vetë
pas një farë kohe:
Nëse funksioni i furrës është në punë.
Nëse nuk e ndryshoni temperaturën e
furrës.
Temperatura e furrës Ora e fikjes
30 - 115 °C 12.5 orë
120 - 195 °C 8.5 orë
200 - 245 °C 5.5 orë
250 - maksimum °C 3.0 orë
Pas një fikjeje automatike, shtypni një
buton për ta aktivizuar sërish pajisjen.
Fikja automatike funksionon me të
gjitha funksionet e furrës, përveç
Dritës, Kohëzgjatjes, Përfundimit,
Shtyrjes së programit.
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
Temperatura dhe kohët e pjekjes
në tabela janë vetëm udhëzuese.
Ato varen nga recetat, cilësia dhe
sasia e përbërësve të përdorur.
9.1 Pjekja
Udhëzime të përgjithshme
Furra juaj e re mund të pjekë apo të
skuqë ndryshe nga pajisja juaj e
mëparshme. Përshtatini cilësimet tuaja
të zakonshme (temperaturën, kohën e
gatimit) dhe pozicionet e rafteve sipas
vlerave në tabela.
Kur kohët e pjekjes janë më të gjata,
mund ta çaktivizoni furrën rreth 10
minuta para mbarimit të kohës së
pjekjes për të shfrytëzuar nxehtësinë e
mbetur.
Kur përdorni ushqime të ngrira, tavat
në furrë mund të deformohen gjatë
pjekjes. Kur tavat ftohen përsëri,
deformimi do të zhduket.
Si të përdorni Tabelat e pjekjes
Prodhuesi rekomandon që në fillim të
përdorni temperaturat më të ulëta.
Nëse nuk arrini t'i gjeni cilësimet për një
recetë të veçantë, kërkoni një që është
pothuajse e njëjtë me të.
Koha e pjekjes mund të zgjatet me 10 -
15 minuta, nëse gatuani kekë në më
shumë se një nivel.
Kekët dhe petët në lartësi të ndryshme
nuk skuqen gjithmonë njësoj në fillim.
Nëse ndodh kjo, mos e ndryshoni
temperaturën e furrës. Diferencat do të
barazohen gjatë procedurës së pjekjes.
14
www.electrolux.com
Page view 13
1 2 ... 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 ... 35 36

Comments to this Manuals

No comments