Electrolux EOK86030X User Manual Page 31

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 52
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 30
Hiqni më parë paketimet me letër alumini,
enët metalike etj. përpara përgatitjes së
ushqimit.
Gatimi
Gatuani mundësisht me ushqime të
mbuluara - me material që është i
përshtatshëm për në mikrovalë. Vetëm kur
duhet që ushqimet të thahen, gatuani me
ushqime të hapura.
Ushqimet e ftohta ose të ngrira kërkojnë
një kohë më të gjatë gatimi.
Ushqimet që përmbajnë salcë duhet që të
përzihen herë pas here.
Perimet që janë të forta, si karotat, bizelet
ose lulelakra, duhen gatuar me ujë.
Kur ka copa të mëdha, duhen kthyer pasi
ka kaluar gati gjysma e kohës së gatimit.
Mundësisht perimet të jenë të prera në
copa të vogla të njëtrajtshme.
Përdorni enë të ulëta dhe të gjera.
Shkrirja e mishit, e shpendëve dhe e
peshkut
Vendosini ushqimet e ngrira dhe të hequra
nga ambalazhi në një pjatë të vogël të
rrumbullakët me një enë poshtë saj ose
vendosini në një skarë shkrirjeje ose në një
rrjetë me material sintetik në mënyrë që
lëngjet e shkrirjes të kullojnë.
Pas gjysmës së kohës së shkrirjes, kthejini
ushqimet, nëse është e mundur ndajini ato
në pjesë, dhe hiqni copat e shkrira.
Shkrirja e gjalpit, e copave të tortave dhe
e djathit të butë
Mos i futni plotësisht në pajisje, por lërini të
shkrijnë në temperaturën e ambientit.
Rezultati për këtë do të jetë pak a shumë i
njëjtë. Para shkrirjes, largoni plotësisht
pjesët ose ambalazhimet -e mundshme
metalike ose prej alumini.
Shkrirja e frutave dhe e perimeve
Frutat dhe perimet që duhen përgatitur
akoma, mos i shkrini të gjitha në pajisje,
por lërini të shkrihen në temperaturën e
ambientit.
Frutat dhe perimet që duhen zier, mund të
përgatiten direkt me një fuqi maksimale të
mikrovalës pa qenë nevoja që të jenë
shkrirë më përpara.
Ushqimet e gatshme
Ushqimet e gatshme në paketim metalik
ose në kuti me material plastik me kapak
metalik lejohen të shkrihen ose të nxehen
në mikrovalë vetëm atëherë kur ato janë të
etiketuara si të përshtatshme për
mikrovalë.
Ju lutemi shikoni me çdo kusht për
udhëzimet e prodhuesit të printuara në
paketim (p. sh. hiqni kapakun metalik dhe
çani fletën plastike).
Ena e përshtatshme dhe materiali
Ena/Materiali Mikrovala Skara e
furrës
Shkrirje Ngrohje Gatimi
Qelq dhe porcelan zjarrdurues (pa pjesë
metalike, p. sh. pireks, qelq Jena)
X X X X
Qelq dhe porcelan jo-zjarrdurues
1)
X -- -- --
Enë qeramike me material durues ndaj zjarrit/
ngrirjes (p. sh. Arcoflam), skarë
X X X X
Qeramikë
2)
, fajancë
2)
X X X --
Material plastik që duron nxehtësi deri
200°C
3)
X X X --
Karton, letër
X -- -- --
Letër celofani
X -- -- --
Letër për pjekje me mbyllje të përshtatshme
për mikrovalë
3)
X X X --
Enë për skuqje prej metali, p. sh. prej emali,
bronzi
-- -- -- X
electrolux 31
Page view 30
1 2 ... 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 ... 51 52

Comments to this Manuals

No comments