Electrolux EOK96030X User Manual Page 2

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 48
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 1
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
Përmbajtja
Udhëzime sigurie 2
Përshkrimi i pajisjes 3
Para përdorimit të parë 6
Përdorimi i furrës 7
Përdorimet, tabelat dhe këshilla 18
Pastrimi dhe kujdesi 35
Çfarë duhet bërë nëse …? 39
Udhëzime për montimin 40
Hedhja e pajisjes 45
Shërbimi 45
Garancia Europiane 46
www.electrolux.com 46
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Udhëzime sigurie
Instruksione të rëndësishme mbi
sigurinë!
Lexojini udhëzimet me kujdes dhe
ruajini ato për përdorimin në të
ardhmen!
Siguria elektrike
Pajisja lejohet që të lidhet në rrjetin elektrik
vetëm nga një teknik specialist i
autorizuar .
Në rast defektesh ose dëmtimesh në
pajisje: hiqni siguresat ose fikini ato.
Riparimet në pajisje lejohen të kryhen
vetëm nga persona të specializuar .
Nga riparimet e pasakta mund të lindin
rreziqe serioze. Në rast riparimesh,
drejtojuni shërbimit tonë për klientin ose
shitësit të autorizuar.
Siguria për fëmijët
Gjatë kohës që pajisja është në përdorim,
mos i lini asnjëherë pa mbikëqyrje fëmijët
e vegjël.
Kjo pajisje është e pajisur me një sigurim
për fëmijët.
Siguria gjatë përdorimit
Kjo pajisje lejohet që të përdoret vetëm për
përdorim familjar për gatimin, skuqjen dhe
pjekjen e ushqimeve.
Kini kujdes gjatë lidhjes elektrike të
pajisjeve elektrike në prizat në afërsi të
kësaj pajisjeje. Kabllot e lidhjes elektrike
nuk duhet që të ngecin nën derën e
nxehtë të furrës.
Paralajmërim: Rrezik djegieje! Gjatë
kohës së funksionimit, hapësira e
brendshme e furrës do të nxehet.
Paralajmërim: Mos e hapni në asnjë
rast derën e furrës gjatë gatimit me
avull. Nga avulli që del nga furra mund të
shkaktohen dëmtime në mobiliet përreth si
rezultat i lagështirës. Shmangni gjithmonë
kontaktin e drejtpërdrejtë me avullin që del
nga furra.
Kur përdorni përbërës alkoolikë në furrë,
mund të krijohet një përzierje e lehtë
alkool-ajër që mund të ndizet. Në këtë rast,
hapeni derën me kujdes. Mos afroni aty
pranë asnjë shkëndijë, nxehtësi ose flakë.
Personat (duke përfshirë fëmijët), të cilët
nuk janë në gjendje ta përdorin pajisjen në
mënyrë të sigurt për arsye të aftësive të
tyre fizike, ndijore ose mendore, ose të
mungesës së eksperiencës ose të
mosdijes, nuk duhet ta përdorin këtë
pajisje pa mbikëqyrjen ose këshillimin e një
personi kompetent.
Udhëzime mbi akrilamidin
Sipas zbulimeve më të reja shkencore,
një skuqje intensive e ushqimit,
veçanërisht në rastin e produkteve që
përmbajnë niseshte, mund të shkaktojë
një rrezik për shëndetin nga akrilamidi i
formuar. Prandaj, ne ju këshillojmë që të
gatuani mundësisht në temperatura të
ulëta dhe që të mos i skuqni shumë
ushqimet.
2 electrolux
Page view 1
1 2 3 4 5 6 7 ... 47 48

Comments to this Manuals

No comments