Electrolux ESL63010 User Manual Page 11

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 20
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 10
5. Mbyllni kapakun e folesë së detergjentit.
Shtypeni kapakun derisa të mbërthehet
në pozicion.
Marka të ndryshme detergjentesh treten
në kohë të ndryshme. Disa tableta
detergjentesh nuk japin rezultatet më të
mira të pastrimit gjatë programeve të
shkurtra të larjes. Përdorni programet e
gjata të larjes kur përdorni tableta
detergjentesh. Kjo ju ndihmon që të hiqni
plotësisht detergjentin.
Përdorimi i tabletave të detergjentit
combi
Këto tableta përmbajnë agjentë si detergjent,
shpëlarës dhe kripë larëse enësh. Disa lloje
tabletash mund të përmbajnë agjentë të
tjerë.
Kur përdorni tableta, që përmbajnë kripë dhe
shpëlarës të veçantë, nuk është e nevojshme
të mbushen foletë e kripës dhe të shpëlarësit.
Në këtë situatë drita treguese e shpëlarësit rri
e ndezur kur ndizet pajisja.
1. Bëni një kontroll nëse këto tableta janë të
përshtatshme për fortësinë e ujit lokal.
Referojuni udhëzimeve nga prodhuesi.
2. Zgjidhni cilësimin më të ulët për fortësinë
e ujit dhe dozën e shpëlarësit.
Ndiqni këto hapa nëse rezultatet e tharjes
nuk janë të kënaqshme
1. Mbushni folenë e shpëlarësit me
shpëlarës.
2. Vendosni dozën e shpëlarësit në
pozicionin 2.
Për të përdorur përsëri detergjent normal
1. Mbushni mbajtësin e kripës dhe folenë e
shpëlarësit.
2. Rregulloni cilësimin e fortësisë së ujit në
nivelin më të lartë.
3. Bëni një program larjeje pa enë brenda.
4. Rregulloni zbutësin e ujit sipas fortësisë
së ujit në zonën tuaj.
5. Rregulloni dozën e shpëlarësit.
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
Vendosni programin e larjes me derën
paksa të hapur. Programi i larjes fillon
vetëm mbasi ju mbyllni derën. Deri në atë
moment, është e mundur të ndryshoni
cilësimet.
Ndiqni këto hapa për të zgjedhur dhe filluar
një program larjeje:
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e
vendosjes.
3. Shtypni butonin e zgjedhjes/anulimit të
programit vazhdimisht për të vendosur
programin e larjes. Referojuni kapitullit
'Programet e larjes'.
Drita treguese e programit ndizet.
4. Mbyllni derën.
Programi i larjes fillon automatikisht.
Kur programi i larjes është në punë, ju
s'mund ta ndryshoni programin. Anuloni
programin e larjes.
Paralajmërim Ndërpriteni ose anulojeni
një program larjeje vetëm nëse është e
nevojshme.
Kujdes Hapeni derën me kujdes. Që
andej mund të dalë avull i nxehtë.
Anulimi i një programi të larjes
1. Shtypni dhe mbani shtypur butonin e
zgjedhjes/anulimit të programit për
afërsisht 3 sekonda.
Drita treguese e programit fiket.
Drita treguese e mbarimit fillon të
pulsojë.
electrolux 11
Page view 10
1 2 ... 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 ... 19 20

Comments to this Manuals

No comments