• Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për
të futur aksesorët ose enët për furrë.
• Përpara punimeve të mirëmbajtjes, shkëputni
furnizimin me rrymë elektrike.
• Për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike,
sigurohuni që pajisja të fiket përpara se të ndërroni
llambën.
• Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar
pajisjen.
• Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse
të mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami,
pasi mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të
shkaktojë krisjen e xhamit.
• Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja
elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga
prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose
persona me kualifikim të ngjashëm.
• Për të hequr mbajtëset e rafteve, në fillim hiqni pjesën
e përparme të mbajtëses së raftit dhe pastaj pjesën e
pasme nga muret anësore. Montojini mbajtëset e
rafteve në rendin e kundërt.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instaloj
këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe
kepuce te mbyllura.
• Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet
dhe njësitë e tjera.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e
instaluar poshtë dhe pranë
strukturave të sigurta.
• Anët e pajisjes duhet të jenë pranë
pajisjeve ose njësive me të njëjtën
lartësi.
• Pajisja ka një sistem elektrik ftohjeje.
Ai duhet të vihet në punë me anë të
furnizimit me energji elektrike.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer
nga një elektricist i kualifikuar.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
www.electrolux.com4
Comments to this Manuals