Electrolux ESF45050SR User Manual Page 4

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 20
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 3
Kontaktoni qendrën e shërbimit që
të zëvendësojë zorrën e hyrjes së ujit
me valvul sigurie.
Paralajmërim Tension i
rrezikshëm.
Lidhja elektrike
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik.
Përdorni gjithmonë një prizë që ofron
mbrojtje ndaj goditjeve elektrike, të
instaluar si duhet.
Mos përdorni spina me shumë hyrje dhe
kabllo zgjatuese. Ka rrezik zjarri.
Mos e zëvendësoni ose ndërroni kabllon
elektrike. Lidhuni me qendrën e
shërbimit.
Bëni kujdes të mos shtypni ose të
shkaktoni dëmtime të spinës dhe kabllos
kryesore elektrike mbrapa pajisjes.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme
pas montimit të pajisjes.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr spinën nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e kapur
nga spina.
Qendra e shërbimit
Vetëm një person i kualifikuar mund të
riparojë ose punojë me pajisjen. Lidhuni
me qendrën e shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Për ta hedhur pajisjen
Për të parandaluar rrezikun e lëndimeve
ose dëmtimeve:
Shkëputeni spinën e pajisjes nga priza
e rrjetit elektrik.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni.
Hiqni rrezen e derës. Kjo bëhet për të
mos lejuar që fëmijët apo kafshët
shtëpiake të mbyllen brenda pajisjes.
Ekziston rreziku i asfiksimit.
Hidheni pajisjen në qendrën vendore
për hedhjen e mbeturinave.
Paralajmërim Detergjentët e
enëlarëses janë të rrezikshëm dhe
mund të shkaktojnë gërryerje!
Nëse ndodh ndonjë aksident me
këto detergjente, kontaktoni
menjëherë me një mjek.
Nëse në gojë futet detergjent,
kontaktoni menjëherë me një mjek.
Nëse detergjenti hyn në sy,
kontaktoni menjëherë një mjek dhe
pastrojini sytë me ujë.
Mbajini detergjentet e enëlarëses në
një vend të sigurt ku nuk mund t'i
kapin fëmijët.
Mos e mbani derën e pajisjes hapur
kur ka detergjent në shpërndarësin e
detergjentit.
Mbusheni shpërndarësin e
detergjentit vetëm përpara se të
filloni një program larjeje.
4 electrolux
Page view 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 19 20

Comments to this Manuals

No comments