Problemi Shkaku i mundshëm/Zgjidhja
Në dysheme ka rrjedhur ujë:
Keni hedhur shumë detergjent ose po përdorni detergjent të
papërshtatshëm (që krijon shumë shkumë).
• Pakësoni sasinë e detergjentit ose përdorni një tjetër.
Kontrolloni nëse ka rrjedhje nga lidhjet e zorrës së hyrjes së ujit. Nuk
është gjithmonë e thjeshtë ta dalloni një gjë të tillë pasi uji rrjedh
poshtë nëpër tub; kontrolloni të shihni nëse është e lagur.
• Kontrolloni lidhjen e zorrës së hyrjes të ujit.
Zorra e zbrazjes ose ajo e hyrjes së ujit është dëmtuar.
• Zëvendësojeni atë me një të re.
Kapaku i zbrazjes së urgjencës nuk është rivendosur në filtër, ose
filtri nuk është vidhosur si duhet mbas pastrimit.
• Rivendosni kapakun e zbrazjes së urgjencës ose vidhosni filtrin
deri në fund.
Rezultate të pakënaqshme
larjeje:
Është hedhur shumë pak detergjent ose përdorur detergjent i
papërshtatshëm.
• Shtoni sasinë e detergjentit ose përdorni një lloj tjetër.
Njollat e forta nuk janë trajtuar paraprakisht përpara larjes.
• Përdorni produkte të përshtatshme për të trajtuar njollat e vështira.
Nuk është zgjedhur temperatura e duhur.
• Kontrolloni nëse keni përzgjedhur apo jo temperaturën e duhur.
Keni futur shumë rroba.
• Zvogëloni ngarkesën e rrobave.
Dera nuk hapet:
Programi është ende duke u kryer.
• Prisni deri në përfundim të ciklit të larjes.
Nuk është zhbllokuar ende kyçi i derës.
•
Prisni derisa simboli
të jetë fikur.
Në kazan ka ujë.
• Përzgjidhni programin e kullimit ose të centrifugimit për të zbrazur
ujin.
Pajisja dridhet dhe bën
zhurmë:
Nuk keni hequr bulonat e transportit dhe materialet e paketimit.
• Kontrolloni nëse pajisja është instaluar në rregull.
Këmbët mbështetëse nuk janë rregulluar
• Kontrolloni nëse pajisja është niveluar mirë.
Rrobat nuk janë shpërndarë njëtrajtësisht në kazan.
• Rishpërndani rrobat.
Ka mundësi që brenda në kazan të ketë shumë pak rroba.
• Futni më shumë rroba në pajisje.
Centrifugimi nis me vonesë
ose pajisja nuk centrifugon:
Është aktivizuar mekanizmi elektronik për dallimin e mungesës së
ekuilibrit, sepse rrobat nuk janë shpërndarë njëtrajtshëm në kazan.
Teshat do të rishpërndahen duke u rrotulluar kazani në kah të
kundërt. Kjo mund të bëhet disa herë, derisa mungesa e ekuilibrit të
mënjanohet dhe centrifugimi të mund të rifillojë. Nëse, pas 10
minutave, rrobat nuk janë shpërndarë ende siç duhet ne kazan,
pajisja nuk do ta kryejë shtrydhjen. Në këtë rast, rishpërndajini rrobat
me dorë dhe zgjidhni programin e shtrydhjes.
• Rishpërndani rrobat.
Ngarkesa është tepër e vogël.
• Shtoni më shumë rroba, rishpërndani ngarkesën me dorë dhe
pastaj përzgjidhni programin e centrifugimit.
Pajisja bën një zhurmë të
pazakontë:
Pajisja përdor një lloj motori që bën një zhurmë të pazakontë, në
krahasim me atë të motorëve të tjerë tradicionalë. Ky lloj i ri motori
siguron një fillim më të lehtë dhe një shpërndarje më të mirë të
rrobave në kazan gjatë centrifugimit, si dhe rrit qëndrueshmërinë e
pajisjes.
22 electrolux
Comments to this Manuals