Electrolux EOB68713X User Manual Page 16

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 24
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 15
1. Hiqni vidhën që mban elementin
ngrohës. Herën e parë përdorni një
kaçavidë.
2. Tërhiqni me kujdes poshtë elementin
ngrohës.
Në këtë moment mund të pastroni
tavanin e furrës.
Pastroni tavanin e furrës me një leckë të
butë me ujë të ngrohtë dhe një agjent larës
dhe lëreni të thahet.
Montimi i elementit ngrohës
1. Montoni elementin ngrohës duke
ndjekur hapat në rendin e kundërt.
Paralajmërim Sigurohuni që elementi
ngrohës të jetë montuar mirë dhe të
mos bjerë poshtë.
Llambushka e furrës
Paralajmërim Bëni kujdes! Ka rrezik
goditjeje elektrike!
Përpara se të zëvendësoni
llambushkën e furrës:
Fikni pajisjen.
Hiqni siguresat nga kutia e siguresave
ose çaktivizoni çelësin stakues.
Vendosni një cohë në fund të furrës për
të mbrojtur dritën e furrës dhe kapakun
prej xhami.
1. Rrotullojeni mbulesën prej xhami në
drejtim të kundërt të akrepave të orës
për ta çmontuar.
2. Pastroni mbulesën prej xhami.
3. Zëvendësojeni llambën e furrës me një
llambë furre që i reziston temperaturës
300°C.
Përdorni të njëjtin lloj llambushke furre.
4. Montoni mbulesën prej xhami.
Pastrimi i paneleve prej xhami të derës
1. Pastroni panelet prej xhami të derës me
ujë të ngrohtë dhe sapun.
2. Fshijini me kujdes panelet prej xhami të
derës.
Pastrimi i derës së furrës
Dera e furrës ka tre panele prej xhami të
montuara njëri pas tjetrit. Mund t'i hiqni
panelet prej xhami për t'i pastruar.
16 electrolux
Page view 15
1 2 ... 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24

Comments to this Manuals

No comments