Electrolux EVY7810AAV Recipe Book Page 10

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 28
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 9
1 kavanoz i vogël me domate të grira
(400 g)
4 fileto salmoni
lëng limoni
kripë dhe piper
75 ml lëng perimesh
50 ml verë e bardhë
1 degëz rozmarinë
150 ml verë
1/2 tufë me trumzë të freskët
Metoda:
Lajini patate, qërojini, pritini në katërsh
dhe ziejini në ujë me kripë për 25 minuta,
pastaj kullojini dhe pritini në feta.
Lajini qepët e njoma dhe grijini imët.
Qëroni hudhrat dhe pritini në copëza.
Përzieni qepët dhe hudhrat me domatet
e grira.
Lyejini filetat e salmonit me lëng limoni
dhe lërini të marinohen. Pastaj thajini
dhe hidhini kripë e piper.
Përzieni perimet dhe patatet dhe
vendosini në një enë zjarrduruese të lyer
me yndyrë, marinojini dhe vendosni
salmonin mbi to.
Hidhni lëngun e zarzavateve dhe verën e
bardhë sipër, shpërndajeni rozmarinën
dhe trumzën mbi të.
Koha në pajisje: 35 minuta
Pozicioni i raftit: 2
7.3 Role gjuhëze me limon
Përbërësit:
4 fileto shojze deti
lëngu i një gjysmë kokrre limoni
kripë, piper i zi i sapo bluar
100 g spinaq gjethe i ngrirë, më pas i
shkrirë
1 thelb hudhër
2 lugë gjelle verë e bardhë
50 ml ajkë
1 të verdhë veze
Metoda:
Spërkatni filetot e peshkut me lëng limoni
dhe marinojini me kripë dhe piper.
Shtrydhni spinaqin dhe marinojeni me
hudhër. Mbuloni filetot e shojzës së detit
me spinaq dhe mbështillini si rulo.
Vendosini në pjatën për pjekje të lyer me
gjalpë duke u siguruar që skajet e filetos
janë të mbledhura poshtë. Spërkatni
rulotë me verë të bardhë.
Rrihni bashkë kremin dhe të verdhën e
vezës me pak kripë. Hidheni sipër rulove
të peshkut me lugë.
Koha në pajisje: 17 minuta
Pozicioni i raftit: 2
7.4 Fileto peshku
Përbërësit:
600 - 700 g fileto sharrmaku-mlyshi,
salmoni ose trofte deti
150 g djathë i grirë
250 ml ajkë
50g thërrmija buke
1 lugë çaji tarragon
majdanoz i grirë
kripë, piper
limon
gjalpë
Metoda:
Spërkatni filetat e peshkut me lëng limoni
dhe lërini të marinohen për një farë kohe,
pastaj thani tepricën e lëngut me një letër
kuzhine. Më pas, hidhuni filetave të
peshkut nga të dyja anët kripë dhe piper.
Në fund, vendosini filetat e peshkut në
një tavë zjarrduruese të lyer me gjalpë.
Përzieni së bashku djathin e grirë, ajkën,
thërrimet e bukës, tarragonin e
majdanozin e grirë. Përhapeni përzierjen
menjëherë mbi filetat e peshkut dhe
vendosni copa të vogla gjalpi mbi
përzierje.
Koha në pajisje: 35 minuta
Pozicioni i raftit: 2
7.5 Fileto peshku, të ngrira
Udhëzimet për kohën e gatimit dhe
temperaturën do t'i gjeni në paketë.
Ndiqni udhëzimet e prodhuesit.
10
Page view 9
1 2 ... 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 ... 27 28

Comments to this Manuals

No comments