Electrolux EMS17216X User Manual Page 10

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 30
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 9
10 electrolux funksionimi
Këshilla për gatimin në mikrovalë
Për të gatuar/shkrirë ushqime në një furrë
me mikrovalë, energjia e mikrovalëve duhet
të mund të përçohet nga ena e të hyjë në
ushqim. Për këtë, është e rëndësishme të
zgjidhni enë të përshtatshme.
Enët e rrumbullakëta/ovale janë më të
parapëlqyera se ato katrore/gjatësore, pasi
ushqimi ka tendencën të gatuhet më shumë
nëpër qoshe.
Është e rëndësishme të ktheni, rregulloni
ose trazoni ushqimin për të siguruar ngrohje
të njëtrajtshme.
Koha e qëndrimit është e nevojshme pas
gatimit, pasi mundëson përhapjen e
njëtrajtshme të nxehtësisë në ushqim.
Karakteristikat e ushqimit
Përbërja Ushqime me përbërje të lartë yndyre ose sheqeri (të tilla si puding Krishtlindjesh,
byreçka me mish të grirë) duan më pak kohë për ngrohjen. Duhet bërë kujdes
pasi mbinxehja mund të shkaktojë zjarr.
Dendësia Dendësia e ushqimit do të ndikojë në sasinë e kohës së gatimit. Ushqimet e lehta
poroze, si kek ose bukë, gatuhen më shpejt se sa ushqimet e rënda, të dendura,
siç janë mishi rosto dhe tavat.
Sasia Koha e gatimit duhet të zgjatet sipas rritjes së sasisë së ushqimit të vendosur në
furrë. P.sh. Katër patateve u duhet më shumë kohë se dy.
Përmasat Ushqimet e vogla dhe copëzat e vogla gatuhen më shpejt se ato të mëdhatë, pasi
mikrovalët mund të hyjnë nga të katër anët drejt qendrës. Për një gatim të
njëtrajtshëm, bëjini të gjitha copat me përmasa të njëjta.
Forma Ushqimeve që kanë formë të çrregullt, të tilla si gjoks pule ose këmbë pule, u
duhet më shumë kohë të gatuhen në pjesët e holla. Ushqimet me formë të
rrumbullakët gatuhen më njëtrajtshmërisht se sa ato me formë rrethore gjatë
gatimit në mikrovalë.
Temperatura
e ushqimit
Temperatura fillestare e ushqimit do të ndikojë në sasinë e kohës së gatimit.
Ushqimeve të ftoha u duhet më shumë kohë të gatuhen se sa ushqimeve me
temperature ambienti. Pritini ushqimet e mbushura, për shembull petullat, që të
çlirojnë nxehtësinë ose avullin.
Teknikat e gatimit
Rregullimi Vendosini pjesët më të trasha të ushqimit drejt pjesës së jashtme të enës. P.sh.
Këmbët e pulës.
Të mbuluara Përdorni letër mikrovale me vrima ose një kapak të përshtatshëm.
Shpimi Ushqimet me lëvozhgë, lëkurë ose cipë duhet të shpohen në vende të ndryshme
përpara se të gatuhet ose ringrohen, përndryshe do të akumulohet avull që mund
të shkaktojë pëlcitje të ushqimit, p.sh. Patatet, Peshku, Pula, Salsiçet.
E rëndësishme: Vezët nuk duhet të ngrohen me fuqinë e mikrovalës, pasi mund
të pëlcasin, edhe pasi gatimi të ketë përfunduar, vezë sy, vezë e zier fort.
Trazimi,
kthimi dhe
rregullimi
Për një gatim të njëtrajtshëm është thelbësor të trazoni, të ktheni nga ana tjetër si
dhe të rregulloni ushqimin gjatë gatimit. Trazimin dhe rregullimin bëjeni gjithmonë
nga jashtë drejt qendrës.
Qëndrimi Koha e qëndrimit është e nevojshme pas gatimit, pasi mundëson përhapjen e
njëtrajtshme të nxehtësisë në ushqim.
Mbulimi Disa pjesë të ushqimit që shkrihet, mund të ngrohen. Pjesët e ngrohta mund të
mbulohen me copëza të vogla letre, që pasqyrojnë mikrovalët, si p.sh. këmbët
dhe krahët tek pula.
Page view 9
1 2 ... 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 ... 29 30

Comments to this Manuals

No comments