Electrolux EMS17216X User Manual Page 21

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 30
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 20
electrolux recetat 21
Recetat e gatimit
Të gjitha recetat në këtë libër janë llogaritur
për 4 racione, nëse nuk cilësohet ndryshe.
Përshtatja e recetave për furrën me
mikrovalë
Nëse dëshironi të përshtatni recetat tuaja të
preferuara për mikrovalën, duhet të bëni
kujdes sa më poshtë: Shkurtoni kohët e
gatimit nga një e treta në gjysmë. Ndiqni
shembullin e recetave në këtë libër.
Ushqimet që kanë përbërje të lartë uji si
mishi, peshku, shpendët, perimet, frutat,
gjellët dhe supat, mund të përgatiten në
mikrovalë pa asnjë vështirësi.
Supë me kërpudha
Ena: Tas me kapak (kapaciteti 2 l)
Përbërësit
200 g kërpudha, të prera në feta
50 g qepë, e grirë hollë
300 ml lëng mishi
300 ml krem pana
25 g miell
25 g gjalpë ose margarinë
kripë dhe piper
1 vezë
150 g krem pana
Ushqimet me përbërje të ulët uji, të tilla si
pjatancat e ushqimit, duhet ta kenë
sipërfaqen të njomë para ngrohjes ose
gatimit.
Sasia e lëngut që i duhet shtuar ushqimit
të pabërë, i cili duhet gatuar në zjarr të
ngadaltë, duhet të ulet deri në dy të tretat e
sasisë së recetës origjinale. Nëse është e
nevojshme, shtoni më shumë lëng gjatë
gatimit.
Sasia e yndyrës që duhet shtuar, mund të
pakësohet në mënyrë të konsiderueshme.
Një sasi e vogël gjalpi, margarine ose vaji
mjafton për t’i dhënë shije ushqimit. Për këtë
arsye, mikrovala juaj është e shkëlqyer për
përgatitjen e ushqimeve me pak yndyrë si
pjesë e një diete.
1. Vendosini perimet dhe lëngun e mishit
në tas, mbulojini dhe gatuajini.
8-9 min. 800 W
2. Përzieni gjithë përbërësit në një mikser.
3. Trazoni miellin dhe gjalpin derisa të
bëhet brumë dhe përziejeni me supën.
Shtoni kripë dhe piper, mbulojeni dhe
gatuajeni. Trazojeni pas gatimit.
4-6 min. 800 W
4. Përzieni të verdhën e vezës me panën,
trazojeni ngadalë brenda në supë.
Ngroheni për pak kohë, por mos e lini të
valojë!
1-2 min. 800 W
Pas gatimit, lëreni të qëndrojë për rreth
5 min.
Turli perimesh
Enët: Tas me kapak (kapaciteti 2 l)
Përbërësit
5 ls vaj ulliri
1 thelb hudhër, e shtypur
50 g qepë, e prerë në feta
250 g patëllxhanë, në kubikë
200 g kunguj të freskët, në kubikë
200 g speca, kubikë të mëdhenj
75 g kopër, kubikë të mëdhenj
1 barishte garniture
200 g zemra angjinaresh të
konservuara, pritini më katërsh
kripë dhe piper
1. Hidhni vajin e ullirit dhe hudhrën në një
tas. Shtoni perimet e përgatitura, përveç
zemrave të angjinareve, dhe shtojini
piper. Shtoni barishtet e garniturës,
mbulojini dhe gatuajini, trazojini një
herë.
19-21 min. 800 W
Në 5 minutat e fundit, shtoni zemrat e
angjinareve dhe gatuajini.
2. Shtojini turlisë sipas shijes kripë dhe
piper. Hiqini barishtet e garniturës
përpara se ta shërbeni. Pas gatimit,
lëreni të qëndrojë për rreth 2 min.
Page view 20
1 2 ... 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 ... 29 30

Comments to this Manuals

No comments