Electrolux EWX147410W User Manual Page 24

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 64
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 23
Problemi Shkaku i mundshëm/Zgjidhja
Rezultate të pakënaqshme
larjeje:
Është hedhur shumë pak detergjent ose është përdorur detergjent
i papërshtatshëm.
Shtoni sasinë e detergjentit ose përdorni një lloj tjetër.
Njollat e vështira nuk janë trajtuar paraprakisht përpara larjes.
Përdorni produkte tregtare për të trajtuar njollat e vështira.
Nuk është zgjedhur temperatura e duhur.
Kontrolloni nëse keni përzgjedhur apo jo temperaturën e duhur.
Keni futur shumë rroba.
Pakësoni ngarkesën e rrobave.
Dera nuk hapet:
Programi është ende duke u kryer.
Prisni deri në përfundim të ciklit të larjes.
Nuk është zhbllokuar ende bllokimi i derës.
Prisni derisa drita treguese 9 të fiket.
Në kazan ka ujë.
Përzgjidhni programin e shkarkimit ose të centrifugimit për të
zbrazur ujin.
Pajisja dridhet dhe bën
zhurmë:
Nuk keni hequr bulonat e transportit dhe materialet e paketimit.
Kontrolloni nëse pajisja është instaluar në rregull.
Këmbët mbështetëse nuk janë rregulluar
Kontrolloni nëse pajisja është niveluar mirë.
Rrobat nuk janë shpërndarë njëtrajtësisht në kazan.
Rishpërndani rrobat.
Ka mundësi që brenda në kazan të ketë shumë pak rroba.
Futni më shumë rroba.
Centrifugimi nis me vonesë
ose pajisja nuk centrifugon:
Është aktivizuar mekanizmi elektronik i dallimit të mungesës
ekuilibrit, sepse rrobat nuk janë shpërndarë në mënyrë të
njëtrajtshme në kazan. Rrobat rishpërndahen duke u rrotulluar
kazani në kah të kundërt. Kjo mund të ndodhë disa herë, derisa
mungesa e ekuilibrit të mënjanohet dhe centrifugimi të mund të
rifillojë. Nëse pas 10 minutave rrobat nuk janë shpërndarë ende siç
duhet në kazan, pajisja nuk do ta kryejë centrifugimin. Në këtë
rast, rishpërndajini rrobat me dorë dhe përzgjidhni programin e
centrifugimit.
Rishpërndani rrobat.
Ngarkesa është tepër e vogël.
Shtoni më shumë rroba, rishpërndani ngarkesën me dorë dhe
pastaj përzgjidhni programin e centrifugimit.
Pajisja nuk than siç duhet
ose nuk than fare:
Koha e tharjes nuk është përzgjedhur.
Zgjidhni kohën e tharjes.
Rubineti i ujit është i mbyllur. (E10)
Hapeni rubinetin e ujit.
Filtri i shkarkimit është bllokuar. (E20)
Pastroni filtrin e shkarkimit.
Pajisja është e mbingarkuar.
Pakësoni ngarkesën e rrobave.
Koha e përzgjedhur e tharjes nuk ishte e përshtatshme për rrobat.
Zgjidhni kohën e përshtatshme të tharjes për rrobat.
24 electrolux
Page view 23
1 2 ... 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 ... 63 64

Comments to this Manuals

No comments