Electrolux EN3201MOX User Manual Page 9

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 80
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 8
PARALAJMËRIM!
Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, si për shembull
për shkak të shkëputjes së
rrymës elektrike, nëse
mungesa e energjisë
elektrike ka zgjatur më
shumë se vlera e treguar në
tabelën e karakteristikave
teknike në “koha në rritje”,
ushqimi i shkrirë duhet të
konsumohet shpejt ose të
gatuhet menjëherë e më pas
të vendoset sërish në ngrirje
(pasi është ftohur).
6.3 Shkrirja
Ushqimet e ngrira, përpara se të
përdoren, mund të shkrihen në
dhomëzën ftohëse ose në temperaturën
e dhomës, në varësi të kohës në
dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të
ngrira, direkt nga ngrirësi: në këtë rast,
gatimi do të zgjasë më shumë.
6.4 Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakove të
ushqimit të madhësive të ndryshme,
raftet e derës mund të vendosen në
lartësi të ndryshme.
1. Tërhiqeni raftin gradualisht në
drejtimin e shigjetave derisa të
çmontohet.
2. Vendoseni sërish siç duhet.
1
2
Mos e lëvizni raftin e ulët të
derës për të siguruar një
qarkullim të mirë të ajrit.
6.5 Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një
sërë shinash rrëshqitëse, në mënyrë që
raftet të mund të vendosen sipas
dëshirës.
Disa rafte duhet të ngrihen nga skaji i
pasmë në mënyrë që të mund të lëvizen.
Mos e lëvizni raftin prej
xhami mbi sirtarin e
zarzavateve për të siguruar
një qarkullim të mirë të ajrit.
6.6 Mbajtësja e shisheve
Vendosini shishet (me grykën përpara)
në raftin e vendosur paraprakisht.
Vendosni vetëm shishet e
mbyllura.
SHQIP 9
Page view 8
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 ... 79 80

Comments to this Manuals

No comments