Electrolux EOB68200X Recipe Book Page 13

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 36
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 12
1 presh, i grirë
1 kavanoz domatesh të grira imët
250 ml ajkë
2 thelpinj hudhra, të qëruar dhe të shtypur
rozmarinë dhe trumzë të freskët
Metoda:
Me një thikë të mprehtë prisni forma
diamantesh tek lëkura. Marinojeni me kripë e
piper dhe skuqeni në të gjitha anët me vaj ulliri
në një tavë pjekjeje mbi vatër, dhe pastaj
hiqeni. Skuqni selinon dhe preshin me pak
vaj në një tavë pjekjeje, pastaj shtoni
domatet, kremin, thelpinjtë e hudhrës,
rozmarinën dhe trumzën, përziejini dhe
vendoseni shpatullën e derrit sipër. Futeni në
furrë.
Koha në furrë: 130 minuta
Niveli i vendosjes: 1
Roast Veal
Parametrat:
Pesha automatike. Kufiri i vendosjes
peshës midis 1.000 dhe 3.000 g.
Metoda:
Marinojeni mishin sipas dëshirës dhe
vendoseni në një enë që i reziston nxehtësisë
së furrës. Shtoni ujë ose një lëng tjetër; fundi
duhet mbuluar deri në masën 10-20 mm.
Mbulojeni me kapak.
Veal Knuckle
Përbërësit:
1 copë nyje vishi 1.5-2 kg
4 feta proshutë e butë
2 lugë gjelle vaj
1 lugë kafeje kripë
1 lugë kafeje spec i kuq i bluajtur jodjegës
1/2 luge kafeje borzilok
1 kavanoz të vogël me kërpudha të prera
perime supe (karota, presh, selino,
majdanoz)
•ujë
Metoda:
Bëni 8 prerje për së gjati në gjithë nyjën e viçit.
Prisni katër feta proshutë të butë për gjysmë
dhe futini tek të prerat. Përzieni së bashku
vaj, kripë, spec të kuq dhe borzilok dhe lyeni
mirë nyjën e viçit. Vendoseni nyjën e viçit në
një tave pjekjeje dhe hidhni kërpudhat mbi të.
Shtoni perimet e supës dhe ujë tek nyja e
viçit; fundi duhet mbuluar deri në masën
10-15 mm.
Koha në furrë: 160 minuta
Niveli i vendosjes: 1
Ossobuco
Përbërësit:
4 lugë gjelle gjalpë për të skuqur
4 feta nga këmba e viçit, rreth 3-4 cm të
trasha (të prera tërthorazi me kockën)
4 karota mesatare, të prera në kubiçka të
vogla
4 bishta selinoje, të prera në kube të vegjël
1 kg domate të pjekura, të qëruara, të
përgjysmuara që t'ju jetë hequr mesi dhe
të prera në kube
1 tufë majdanoz, i larë dhe i grirë në copa
të mëdha
4 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle miell për të lyer
6 lugë gjelle vaj ulliri
250 ml verë e bardhë
250 ml lëng mishi
3 qepë të madhësisë së mesme, të
qëruara dhe të grira imët
3 thelpinj hudhra, të qëruara dhe të grira
imët
1/2 luge kafeje trumzë dhe rigon
•2 gjethe dafine
2 rrënjë karafili
kripë, piper i zi i sapo bluar
Metoda:
Shkrini 4 lugë gjalpë në tavën e pjekjes dhe
skuqni paksa perimet në të. Hiqni perimet
nga tava e pjekjes.
Lajini thelat e mishit të viçit, thajini, marinojini
dhe lyejini me miell. Shkundeni miellin e
tepërt. Ngrohni vajin e ullirit dhe skuqini thelat
në temperaturë mesatare deri sa të skuqen
në ngjyrë kafe të hapur. Hiqeni mishin dhe
derdheni vajin e tepërt nga tava e pjekjes.
Shuajeni lëngun e mishit në tavën e pjekjes
me 250 ml verë, vendoseni në një tenxhere
dhe lëreni të ziejë për pak kohë. Shtoni 250
ml lëng mishi së bashku me majdanozin,
trumzën, rigonin dhe domatet e grira. Hidhini
kripë e piper. Pastaj lëreni deri sa të ziejë
sërish.
Vendosni perimet në një tavë pjekjeje,
vendosni mishin sipër dhe hidhni salcën mbi
të. Mbulojeni tavën e pjekjes me një kapak
dhe futeni në furrë.
Koha në furrë: 120 minuta
Niveli i vendosjes: 1
electrolux 13
Page view 12
1 2 ... 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 ... 35 36

Comments to this Manuals

No comments