Electrolux EOB68200X Recipe Book Page 20

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 36
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 19
Më pas në masë hidhni sodën e bukës të
përzier me miellin dhe niseshtenë dhe
vazhdoni ta përzieni të gjithë masën.
Më pas hidheni brumin në formën e pjekjes,
të lyer në fund me yndyrë dhe të shtruar me
thërrmije, dhe futeni në furrë.
Pas pjekjes, përzieni lëngun e limonit me
sheqerin pluhur. Përmbyseni kekun në një
letër alumini.
Ngrijeni letrën e aluminit anash buzëve të
kekut në mënyrë që lëngu të mos derdhet.
Shpojeni kekun me një kunj të vogël druri dhe
pastaj shtroni me një furçë masën e përftuar.
Pas kësaj, lëreni për njëfarë kohe ëmbëlsirën
që të thithë lëngun.
Koha në furrë: 75 minuta
Niveli i vendosjes: 1
Swedish Cake
Përbërësit:
•5 vezë
340 g sheqer
100 g gjalpë i shkrirë
360 g miell
1 paketë sodë buke
1 paketë vanilje me sheqer
•pak kripë
200 ml ujë i ftohtë
Tjetër:
Tavë e rrumbullakët 28 cm e veshur në
fund me letër pjekjeje.
Metoda:
Sheqerin, vezët, pluhurin e vaniljes dhe
kripën hidhini një tas për t’i përzier dhe
përziejini për 5 minuta. Pas kësaj shtoni
gjalpin e shkrirë dhe trazojeni masën.
Shtoni miellin dhe sodën e bukës përzierë në
masë dhe trazojeni.
Së fundi shtoni ujin e ftohtë dhe përzieni çdo
gjë mirë. Më pas hidhni brumin në formën e
pjekjes, shtrojeni njëtrajtësisht në tavë dhe
futeni në furrë.
Koha në furrë: 55 minuta
Niveli i vendosjes: 1
Biscuit
Përbërësit:
•4 vezë
2 lugë gjelle ujë të ngrohtë
50 g sheqer
1 paketë vanilje me sheqer
•pak kripë
100 g sheqer
100 g miell
100 g miell misri
2 lugë kafeje të rrafshët sodë buke
Tjetër:
Tavë e rrumbullakët 28 cm e veshur në
fund me letër pjekjeje.
Metoda:
Ndani vezët. Përzieni të verdhat e vezëve, ujin
e nxehtë, 50 g sheqer, vaniljen dhe kripën.
Rrihni të bardhat e vezëve me 100 g sheqer
deri sa të mpikset.
Sisni miellin, niseshtenë dhe sodën e bukës.
Përzieni me kujdes bardhat me verdhat
e vezëve. Më pas shtoni me kujdes masën
me miell. Më pas hidhni brumin në formën e
pjekjes, shtrojeni njëtrajtësisht në tavë dhe
futeni në furrë.
Koha në furrë: 30 minuta
Niveli i vendosjes: 3
Cheese Cake
Përbërësit për pjesën e poshtme:
150 g miell
70 g sheqer
1 paketë vanilje me sheqer
•1 vezë
70 g gjalpë i zbutur
Përbërësit për kremin e bulmetit:
3 të verdha veze
50 g rrush i thatë
2 lugë gjelle rum
750 g gjizë me pak yndyrë
3 të verdha vezësh
200 g sheqer
një kokërr lëng limoni
200 g krem gatimi
1 paketë krem ëmbëlsire pluhur, me shije
vaniljeje
Tjetër:
Tavë e zezë për pjekje me diametër 26 cm,
e lyer me yndyrë
Metoda:
Siteni miellin në një tas. Shtoni pjesën tjetër
të përbërësve dhe përziejini ato me një
rrahëse manuale. Pas kësaj, lëreni për 2 orë
në frigorifer brumin që të ftohet.
Hidhni 2/3 e masës së brumit në tavën e lyer
me yndyrë dhe shpojeni disa herë me një
pirun
Duke hedhur pjesën e mbetur të masës
duhet të formohet një lartësi prej 3 cm anash.
Rrihini të bardhat e vezëve me rrahësen
manuale derisa të mpiksen. Lani rrushin e
thatë, lëreni të kullojë, spërkateni me rum dhe
lëreni të thahet.
20 electrolux
Page view 19
1 2 ... 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 ... 35 36

Comments to this Manuals

No comments