Electrolux EOB68200X Recipe Book Page 21

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 36
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 20
Hidhni në një tas të madh për t’i përzier gjizën
pa yndyrë, të verdhat e vezëve, sheqerin,
lëngun e limonit, kremin e gatimit dhe kremin
e ëmbëlsirës dhe përziejini mirë me njëri-
tjetrin.
Për të përfunduar, hidhini të bardhat e
rrahura të vezëve dhe rrushin e thatë në
masën e kremit të bulmetit.
Koha në furrë: 85 minuta
Niveli i vendosjes: 1
Fruit Cake
Përbërësit:
200 g gjalpë
200 g sheqer
1 paketë vanilje me sheqer
•pak kripë
•3 vezë
300 g miell
1/2 pakete sodë buke
125 g rrush i egër i thatë
125 g rrush i thatë
60 g bajame të copëtuara
60 g lëkurë limoni ose portokalli e tharë në
sheqer
60 g qershi të copëtuara të thara ne sheqer
70 g bajame të qëruara
Tjetër:
Tavë e zezë për pjekje me diametër 24 cm.
Margarinë për lyerjen e tavës
Thërrmije buke
Metoda:
Gjalpin, sheqerin, vaniljen me sheqer dhe
kripën hidhini në një tas dhe rrihini së bashku.
Më pas, hidhni vezët një nga një dhe rriheni
dhe njëherë masën. Më pas në masë hidhni
sodën e bukës të përzier me miellin dhe
niseshtenë dhe vazhdoni ta përzieni të gjithë
masën.
Hidhni dhe frutat e përziejini mirë.
Vendoseni përzierjen në tavën e përgatitur
dhe shtrojeni përzierjen pak më lart nga anët
sesa në qendër. Zbukurojini anët dhe mesin
e kekut me bajamet e qëruara. Futeni kekun
brenda në furrë.
Koha në furrë: 100 minuta
Niveli i vendosjes: 1
Streusel Cake
Përbërësit për brumin:
375 g miell
•20 g maja birre
150 ml qumësht i vakët
60 g sheqer
•pak kripë
2 të verdha vezësh
75 g gjalpë i zbutur
Përbërësit për pjesën e shkrifët:
200 g sheqer
200 g gjalpë
1 lugë çaji kanellë
350 g miell
50 g arra të copëtuara
30 g gjalpë i shkri
Metoda:
Siteni miellin në një tas përzierje dhe krijoni
një boshllëk në qendër. Copëtoni majanë e
birrës, hidheni në pjesën e hapur të miellit,
përziejeni me qumështin dhe pak miell nga
anët, trazojeni me miellin dhe lëreni masën në
një vend të ngrohtë që të vijë për aq kohë
derisa pjesa e brumit e lyer me miell nga lart
të fillojë të plasaritet.
Hidheni pjesën e mbetur të sheqerit, të
verdhave të vezëve dhe kripës në anë të
miellit. Të gjithë përbërësit përziejini në një
masë brumi.
Pas kësaj, lëreni brumin në një vend të
ngrohtë që të vijë derisa të jetë dyfishuar në
masë. Hapeni brumin dhe vendoseni atë në
një tavë të lyer me yndyrë dhe lëreni të vijë
përsëri.
Sheqerin, gjalpin dhe kanellën hidhini në një
tas dhe rrihini së bashku.
Shtoni miellin dhe arrat dhe përziejini ato së
bashku për të formuar një përzierje
thërrimesh.
Mbi brumin e ardhur lyeni gjalpin dhe më pas
shpërndani njëtrajtësisht përzierjen e
thërrimeve.
Koha në furrë: 35 minuta
Niveli i vendosjes: 3
Rich Yeast Plait
Përbërësit për brumin:
750 g miell
30 g maja birre
400 ml qumësht i vakët
10 g sheqer
15 g kripë
•1 vezë
100 g gjalpë i zbutur
Përbërësit për garniturën:
1 të verdhë veze
•pak qumësht
electrolux 21
Page view 20
1 2 ... 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 ... 35 36

Comments to this Manuals

No comments