Electrolux EOB98000X Recipe Book Page 33

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 32
Koha në furrë: 20 minuta
Niveli i vendosjes: 3
Casseroles/Gratins
Lazanja
Përbërësit e salcës me mish:
100 g pastërma me pak dhjamë
1 qepë
•1 karotë
100 g selino
2 lugë gjelle vaj ulliri
400 g mish i grirë (përzierje mish lope e
mish derri)
100 ml lëng mishi
1 masë e vogël domatesh të grira (rreth
400 g)
rigon, trumzë, kripë dhe piper
Përbërësit e salcës beshamel:
75 g gjalpë
•50 g miell
500 ml qumësht
kripë, piper dhe arrë moskat
Vendosni së bashku me:
3 lugë gjelle gjalpë
250 g petë lazanje jeshile
50 g djathë parmixhano, i grirë
50 g djathë Emmental, i grirë
Metoda:
Me një thikë të mprehtë hiqni nga pastërmaja
lëkurën dhe kërcet dhe prijeni në copa të
vogla. Qëroni qepën dhe karotën, pastroni
selinon dhe prijini hollë të gjitha perimet.
Nxeheni vajin në një enë, hidhni aty
pastërmanë dhe perimet e prera hollë dhe
skuqini duke i përzier.
Hidhni ngadalë mishin e grirë, skuqeni duke
e përzier dhe shuajeni me lëngun e mishit.
Ragunë e mishit përziejeni me salcën e
domateve, me erëzat, kripën dhe piperin dhe
lëreni të ziejë të mbuluar për 30 minuta me
nxehtësi të ulët.
Ndërkohë përgatisni salcën e beshamelit:
Shkrini gjalpin në një enë, shtoni miellin dhe
skuqeni deri sa të bëhet ngjyrë të verdhë
duke e trazuar vazhdimisht. Shtoni
qumështin ngadalë, duke e përzier
vazhdimisht. Përziejeni salcën me kripën,
piperin dhe arrën e muskatit dhe lëreni të ziejë
me kapak të hapur për rreth 10 minuta.
Lyeni me 1 lugë gjelle gjalpë një tavë pjekjeje
me kënde të drejta. Shtroni në tavë në
mënyrë të alternuar një shtresë petë, ragu
mishi, salcë beshameli dhe djathë të grirë.
fund duhet që të vendoset një shtresë salcë
beshameli e shtruar me djathë. Pjesën e
mbetur të gjalpit vëreni në copa të vogla mbi
gatesë.
Koha në furrë: 55 minuta
Niveli i vendosjes: 1
Sasia e ujit nëpërmjet sirtarit të ujit: 350 ml
Cannelloni
Përbërësit për mbushjen:
50 g qepë, të prera
30 g gjalpë
350 g spinaq, i prerë
100 g krem gatimi
200 g salmon i freskët, në copa katrore
200 g sharrmak Nili, në copa katrore
150 g karkaleca deti
150 g mish midhjeje
kripë, piper
50 g djathë parmixhano, i grirë
150 g djathë Emmental, i grirë
Përbërësit e salcës beshamel:
75 g gjalpë
50 g miell
500 ml qumësht
kripë, piper dhe arrë moskat
Gatuhet me:
•1 pako kaneloni
50 g djathë parmixhano, i grirë
150 g djathë Emmental, i grirë
Metoda:
Hidhni qepët e grira dhe gjalpin në një
tenxhere dhe skuqini derisa të bëhen
transparente. Shtoni spinaq të grirë dhe
lëreni në zjarr për pak kohë. Shtoni kremin e
gatimit, përziejeni dhe pastaj lëreni të ftohet.
Ndërkohë përgatisni salcën e beshamelit:
Shkrini gjalpin në një enë, shtoni miellin dhe
skuqeni deri sa të bëhet ngjyrë të verdhë
duke e trazuar vazhdimisht. Shtoni
qumështin ngadalë, duke e përzier
vazhdimisht. Përziejeni salcën me kripën,
piperin dhe arrën e muskatit dhe lëreni të ziejë
me kapak të hapur për rreth 10 minuta.
Hidhni te spinaqi i ftohur salmonin,
sharrmakun, karkalecat, midhjet, kripën e
piperin dhe përziejini të gjitha bashkë.
Lyeni me 1 lugë gjelle gjalpë një tavë pjekjeje
me kënde të drejta.
Mbushini kanelonat me përzierjen e spinaqit
dhe vendosini në tavën e pjekjes. Hidhni
salcë beshameli midis çdo radhe të roleve
electrolux 33
Page view 32
1 2 ... 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments